Projekte
inTERaCt 4.0

Fuqizimi Trilateral për Ndryshim 4.0
Qëllimi kryesor i inTERaCT 4.0 është krijimi i kushteve të favorshme për zhvillimin e një modeli 4.0 të rritjes për ndërmarrjet, Ky model është i arritshëm përmes ndryshimeve organizative, duke u mundësuar kompanive të zbatojnë automatizimin industrial, inkurajojnë përdorimin e sistemeve dixhitale dhe IoT (Interneti of Things); udhëzojnë zhvillimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të burimeve njerëzore.
Rezultati i pritur është përforcimi i konkurrencës dhe efikasitetit të ndërmarrjeve, në sajë të përmirësimit të interkoneksionit dhe bashkëpunimit të burimeve (makinave, njerëzve, informacionit), në tregjet lokale dhe ato ndërkufitare.
Produktet kryesore
– Pika kombëtare kontakti
– Udhëzimet e dispozitave rregullatore për rritjen 4.0 të ndërmarrjeve
– Qendra e inovacionit të Mesdheut dhe ‘Vitrina e zgjuar’
– Platfroma e TIK dhe Grupet e Aftësisë si dhe shërbime teknollogjike
Partneriteti i projektit
Partneri lider:
Bashkimi i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (AL)
Partnerët e tjerë
– Qendra e Promovimit të Biznesit dhe Ekonomisë (AL)
– Camera di Commercio, Industria, Artigianato e Agricoltura di Bari (IT)
– Università del Salento (IT)
– Privredna komora Crne Gore (ME)
– Univerzitet Mediteran (ME)
Postuar me: 3 Maj, 2019