Projekte

AdriHealthMob

Projekti  “AdriHealthMob” ka për qëllim zhvillimin e një modeli ndërkufitar të shërbimeve të qëndrueshme dhe efikase të transportueshmërisë në sektorin e shëndetësisë dhe të kujdesit parësor, me qëllim përmirësimin e lëvizjes së pasagjerëve (banorë/turistë/përdorues të këtyre shërbimeve/pacientë) dhe të përmirësimit të aksesit në shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit parësor falë krijimit të një sistemi më efikas dhe efektiv transporti.

Objektivat specifike:

  1. Të vërë në zbatim një sistem  të mbledhjes, sistemimit dhe analizimit të të dhënave, informacioneve, dokumentave, politikave, perfomacave  financiare dhe strategjive operative, për grumbulluar statistikat e nevojshme për të planifikuar një model sa më funksional të transportit ndërkufitar për shëndetin dhe kujdesin parësor.
  2. Për të futur  përdorimin e TIK(Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit)  në shëndetësi dhe në kujdesin parësor  duke u fokusuar në lëvizshmërinë në makro-rajonin e Adriatikut, me qëllim integrimin, përmirësimin, racionalizimin dhe optimizimin e llojeve të ndryshme të këtyre lëvizjeve.
  3. Për të modernizuar/përshtatur infrastrukturat ekzistuese  duke i bërë ato të arritshme për shëndetin dhe kujdesin parësor nëpërmjet një transporti efikas dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që të racionalizohet lëvizshmëria ndërkufitare dhe të përmirësohet qasja ndaj shëndetit dhe kujdesit parësor.
  4. Për të promovuar rregullat e përbashkëta, protokollet dhe planifikimin e shërbimeve të transportit për shëndetin dhe kujdesin parësor, duke çuar në një lëvizshmëri më efikase dhe më ekonomike, duke përfshirë shëndetin dhe nevojat e kujdesit pasësor shëndetsor në proçesin e zhvillimit të modeleve të transportit.
  5. Të identifikojë dhe të vërë më në pah përvojat e mëparshme të suksesshme në rajonin e Adriatikut, të cilat janë në gjendje që ti paraqesin shëndetit dhe kujdesit parësor modele të qëndrueshme të transportit, duke krijuar një rrjet inovativ dhe lehtësisht të prekshëm të lëvizshmërisë në nivel ndërkufitar.
  6. Për të përcaktuar iniciativa pilote të transportit të qëndrueshëm dhe për të eksperimentuar modele të qëndrueshme duke iu referuar këtyre pilotëve, me qëllim zbatimin, testimin dhe të sjellë zgjidhje inovative në transportin për shëndetin dhe kujdesin parësor.
  7. Për të paraqitur përpara palëve të interesuara dhe njësive vendimmarrëse në zonën e Adriatikut propozimet, udhëzimet dhe rekomandimet për një strategji të qëndrueshme, ndërsektoriale, të integruar të transportit ndërkufitar për sistemin shëndetësor dhe kujdesit parësor në tërësi.

 

Objektivat e tematikës së Strategjisë :

Të integrojë dhe përmirësojë shërbimet e transportit kolektiv ekzistues për  qasjen e udhëtarëve nëpërmjet:

– një analize që synon përshtatjen sipas nevojave specifike, përparësive dhe flukseve.

– njohjen me mjetet e reja të TIK (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit) që shërbejnë për të optimizuar nevojat për lëvizje ndërkufitare për motive shëndetsore.

– planifikimi i përbashkët i transportueshmërisë dhe lëvizshmërisë sipas nevojave specifike të sektorit të shëndetit dhe kujdesit parësor.

Për të zhvilluar infrastruktura të reja fizike ose të modernizojë ato ekzistuese për një transport më të qëndrueshëm dhe efikas nëpërmjet:

– pajisjes dhe modernizimit të infrastrukturave për një lëvizshmëri funksionale në shëndetësi dhe në kujdesin parësor.

– rishikimit të infrastrukturës në mënyrë që të jetë në gjendje ti përgjigjet nevojave për shërbime të transportit në shëndetësi dhe në kujdesin parësor.

– aktivitete pilote dhe veprime konkreke të cilat i referohen shërbimeve të transportit për shëndetin dhe kujdesin parësor.

 

Për të shqyrtuar mundësitë e një integrimi më të mirë të lidhjeve urbane dhe rajonale ndërmjet infrastrukturës dhe vendndodhjeve të institucioneve të shëndetit dhe kujdesit parësor nëpërmjet:

– krijimit të një harte specifike dhe bashkëveprimit ndërmjet shërbimeve, nyjeve kyçe, qendrave dhe përvojat të sukseshme.

– zbatimit të një harte interaktive të itinerareve të shërbimeve të shëndetit dhe kujdesit parësor.

– zhvillimit të strategjive për një transport të qëndrueshëm për shëndetsinë dhe kujdesin parësor në rajonin e Adriatikut.